http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni për asgjësimin e parcelave me kanabis është shtrire tashme ne te gjithë vendin, ndërkohë që vetëm gjatë ditës së djele u zbuluan 1850 rrënjë në Berat. 600 bime ishin mbjelle në fshatin Kostren 2. Menjëherë policia nisi procedimi penal për 6 persona ne token e te cilëve ishte kultivuar kanabis sativa.Në Skrapar policia zbuloi 1250 rrënjë, të lartësive nga 140 deri në 240 cm, të mbjella në pyllin e Karanxhës. Lënda narkotike ishte ndare në dy parcela ndërkohë që ende nuk janë identifikuar pronarët e tokës. Gjatë operacioneve te orëve te fundit ne Shkodër e Pukë policia asgjësoi 2126 rrënjë bimë narkotike, të mbjella territorin e fshatrave të Shkodrës, ndërkohë që një parcele me 124 rrënje u asgjësua ne Pukë në vendin e quajtur ?Berishë e vogël? ne zonën e Iballës. Ketë vit ne të gjitha aksionet policia ka asgjësuar lende narkotike me djegie, por rendësi e veçanta i është kushtuar dhe mbledhjes së provave materiale.