Gjykata Speciale mund të hetojë Thaçin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendëskryeministri, njëherazi ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi rrezikon te hetohet nga Gjykata Speciale per krime lufte. Gazeta gjermane ?Die Welt? ngre dyshime se numri dy i qeverise, nje nga krerët e UCK-se, mund te përballet me padi per krime te kryera gjate luftës ne Kosove. Pak dite pasi parlamenti miratoi ngritjen e këtij institucioni qe do te hetoje krimet e pretenduara ndaj ish luftëtareve te UCK, gazeta thekson se Thaçi mund te jete nje nga te paditurit, ndërsa nga ana tjetër po lufton per afrimin e vendit me Bashkimin Europian. Komandanti rebel Thaçi mbante pseudonimin ?Gjarpri? gjatë kohës te luftës, për shkak se nuk pëlqente të linte gjurmë pas. Por pas 16 vitesh, e shkuara vazhdon ta përndjekë, shkruan gazeta. Ai rrezikon që të jetë në shënjestër të drejtësisë ndërkombëtare. Mendohet qe ne fillim te vitit 2016 te ngrihen akuzat e para ndaj Thaçit, por çështja kryesore ne bisedat mes politikaneve vendas, diplomateve dhe punonjësve te shërbimeve sekrete, është a do ngrihen akuza per Thaçin. Shërbimi sekret gjerman BND ka supozuar qe Thaçi ka urdhëruar vrasje, por dyshimet e deritanishme kane qene te paprovuara. Edhe ne nje liste te publikuar pak dite me pare nga gazetari investigativ Milaim Zeka zv/kryeministri Thaçi përmendej mes emrave qe do te akuzohen per krime lufte nga Gjykata Speciale.

Free Traffic Exchange