http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qyteti i Vlorës do te ketë me ne fund landfillin e tij. Kryetari i bashkisë Dritan Leli, prezantoi kete te shtune projektin per zgjidhjen e problemit te plehrave. Ai tha se ky është nje hap i rendesishem drejt një qyteti te pastër. Nga vendgrumbullimi dhe djegia e plehrave, kryebashkuaku i Vlorës beri te ditur se periudha 20-vjeçare e ndotjes se qytetit ka marre fund. Projekti i ndërtimit te landfillit ka nje rendësi te madhe për qytetaret e Vlorës, te cilet aktualisht jetojnë mes ndotjes masive qe shkakton djegia mbeturinave.