http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spartak Ngjela, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, një prej juristeve me te njohur ne publik; nuk nguron aspak te deklaroje se drejtësia ne Shqipëri shitet dhe për këtë bashkëpërgjegjëse është politika. Tashme qe ne skenën politike flitet vetëm per reformën ne drejtësi dhe te gjithë palët angazhohen për te bere revolucion ne sistem, avokat Ngjela thekson se para se te flasim per përmbysje duhet te kemi parasysh defektet e sistemit aktual.?Drejtësia shitet, momentet kur drejtësia është tregti do te thotë qe nuk ka dhënie drejtësie e para, e dyta pastaj vijmë tek sistemi. E ka pjelle sistemi këtë forme, jo, këtë forme e ka pjelle nje marrëveshje e brendshme mes politikes dhe gjyqtareve. Ne thotë politika e larte, korruptohemi ne funksion te benefiteve qe përfitojmë nga administrata, ju shisni drejtësinë. Pse se po te ketë pushtet gjyqësor te pavarur, te fuqishëm, personalitet, nuk ka korrupsion.?Sipas Ngjeles ajo qe komisioni i posaçëm për reformën ne drejtësi duhet te zgjedhe është modeli, për te mos përdorur me shpikjet shqiptare.?Pyetja qe behet është nëse do te ndërrohet sistemi, po gjyqtaret si do t?i ndërrojnë. Neqoftese nuk ndërrohen gjyqtaret nuk ka asnjë gjë. Cili do te jete koncepti i pavarësisë se gjyqësorit? Do te jete i pavarur për t?u pasuruar apo do te jete i pavarur si nje roje, guardian i madh i te drejtave? Çfarë është nje qeveri përpara nje pushteti gjyqësor, nje gogël, asnjë gje; kjo është demokracia e nje shteti qe kërkojmë te ndërtojmë, perëndimor. Ne këtë rast behet një pyetje, cili është sistemi qe do zgjedhim; 2 janë sistemet, është ai kontinental, europian dhe anglo-sakson; ky shqiptari nuk është ne asnjë defter. Është nje injorance e krijuar me kast. Atëherë çfarë do te behet??Ne draft strategjinë e paraqitur nga ekspertet ne komisionin e posaçëm te reformës ne drejtësi, nuk ka nje referim te qarte tek njeri prej sistemeve, por ne këtë strategji janë përzgjedhur referime tek vende te ndryshme te Bashkimit Europian.