Pranga shqiptarit për ekzekutimin e këshilltarit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje shqiptar përfundoi ne prangat e policisë italiane, pasi ishte përfshire ne tentativën e dështuar te vrasjes se kryekëshilltarit te PD-se ne Barletta, ngjarje e ndodhur ne janar te ketij viti. Vrasja ishte porositur nga ish-bashkëshortja e tij, qe u kishte premtuar ekzekutoreve t?i shpërblente me 30 mije euro. Artan Belliu, 35 vjeç u arrestua se bashku me 40-vjeçaren Concetta Dimatteo dhe nje tjeter italian, bashkëpunëtor ne ngjarje. Pasquale Ventura u qellua me 20 janar me dy plumba pistolete, por asnje prej tyre nuk e preku ne trup. Me heret sit e përfshire ne tentative e vrasjes u arrestuan edhe dy shtetas te tjerë, mes te cilëve 29-vjeçari shqiptar Igli Kamberi. Ish-bashkëshortja e këshilltarit kishte kontaktuar shqiptarin per t?i kërkuar vrasjen e ish-bashkëshortit me te cilin ishte ndare dhe kishte mosmarrëveshje per çështje ekonomike, por edhe per faktin se ai kishte nisur nje lidhje tjeter.Belliu ne rolin e ndërmjetësit kishte kontaktuar me disa persona te tjere, mes te cileve edhe me Kamberin. Ky i fundit drejtonte motorin nga i cili u qellua ne drejtim te Ventures. Sipas policise, ai degjoi nje te shtëne përpara se te hipte ne automjet dhe te largohej, c?ka besohet t?i kete shpëtuar jeten. Me pas personi qe qelloi dhe bashkëpunëtori u larguan me motor. Per zbardhjen e ngjarjes, policia është ndihmuar nga kamerat e sigurise se zones qe zbuluan edhe lëvizjet e atentatorëve. Edhe dy persona te tjere po hetohen ne gjendje te lire si te përfshire ne kete ngjarje. Motivet politike jane perjashtar si piste hetimi. Autoritet zbuluan se ish bashkëshortja e këshilltarit kishte ngarkuar shqiptarin si ndërmjetës per gjetjen e dy vrasësve qe do te kryenin ekzekutimin per çështje trashëgimie, duke u premtuar se do te paguante shumen 30 mije euro kur detyra te ishte kryer.