Përfundon dosja e gjyqtarit Rasim Doda - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim Rasim Doden, gjyqtarin e Sarandës të akuzuar për korrupsion pasiv. Doda u arrestua ne fillim të muajit qershor me masën e arrestit me burg ndërkohe që pas vendimit të Apelit ai u mbajt ne arrest shtëpie. Burime pranë Prokurorisë, thane se ne përfundim të hetimit, i akuzuari nuk pranoi të firmoste akuzën edhe pse u provua se kishte kërkuar rreth 80 mln lekë në këmbim të një vendimi. Paratë Doda i kërkoi për të favorizuar një palë në një cështje civile. Për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i vuri në dispozicion dispozitivin e vendimit, i cili do të ishte në favor të tij. Të nesërmen, ditën e vendimit, gjyqtari Rasim Doda shpalli vendimin, duke i dhënë të drejtë palës tjetër, pra jo personit të kontaktuar prej tij. Për të provuar pretendimet e kallëzuesit, Prokuroria urdhëroi kontrollin e kompjuterit të gjyqtarit. Pas rikuperimit të dokumentit, u vërtetua se pjesa e fundit e materialit ishte identike si ajo që kishte paraqitur kallëzuesi. Më herët në vitin 2009, gjyqtari u procedua penalisht nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama për shkelje gjatë kryerjes së detyrës. Ndërsa në vitin 2010, Doda është akuzuar për veprën penale të fyerjes. Ndaj tij por dhe bashkëshortes, gjithashtu gjyqtare, ka një hetim për fshehje të pasurisë. Për të njëjtat akuza në sistemin e drejtësisë janë arrestuar dhe 3 gjyqtarë të tjerë. Vetëm pak ditë nga arrestimi i Dodës policia prangosi Parashqevi Ademi gjyqtaren e Lezhës. 55 vjecarja u arrestua pasi kërkoi para në këmbim të një cështje divorci. Në vitin 2013 policia e Tiranës ndaloi Ish-kreun e Gjykatës se Pukës, Shtjefen Lleshi .Prangosja e tij erdhi pasi dyshohej se ishte përfshirë ne skandalin korruptiv të publikuar në media ku emri i tij lakohej si personi qe kishte marre para ne këmbim te lirimit nga burgu te disa personave. Ndërkohë në vitin 2014 u arrestua gjyqtari i Korçës Dhimitër Pojanaku, i cili u arrestua në flagrancë në një lokal në Pogradec, teksa merrte lekët për një çështje në të cilën kishte dhënë dorëheqjen.

Free Traffic Exchange