OSHEE, plan masash në bregdet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë detyruar që Kompania e Shpërndarjes së Energjisë të çojë grupe pune përgjatë gjithë vijës bregdetare, në mënyrë që të mos ketë mungesë të dritave. Drejtorja e menaxhimit të rrjetit thotë se grupet janë të vendosura në afërsi të nënstacioneve në mënyrë që defektet të eliminohen sa më shpejt. Grupet e gatshme janë në zonat që kanë dhe numrin më të lartë të turistëve, si në veri të vendit, ashtu edhe në jug. Edhe pse kompania e shpërndarjes mori masa që në fillim të sezonit për riparimin e shumë hidrave dhe stacioneve që bëjnë shpërndarjen, temperaturat e larta që prej fundit të korrikut kanë krijuar kufizime të energjisë. Një tjetër arsye që jep kompania e shpërndarjes, janë se ndërprerjet ndodhin edhe për shkak të mbingarkesës së rrjetit.

Free Traffic Exchange