tali, çifti shqiptar dyshohet për lidhje me ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet italiane dëbuan nga vendi nje çift shqiptaresh, qe jetonin ne provincën e Peruxhas. Mediat fqinje raportuan se dëbimi u vendos ne kuadër te masave te marra nga Ministria e Brendshme italiane për parandalimin e akteve terroriste. Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëshortet 32 dhe 23 vjeç, identiteti i te cilëve nuk behet i ditur, kishin afërsi me ambiente xhihadiste, për të cilat kishin kryer edhe aktivitete mbështetëse. Ata tentonin te rekrutonin luftëtare per Shtetin Islamik dhe bënin propagande xhihadiste. Dy personat qe ndodheshin nen vëzhgim prej kohesh, u gjeten ne banesën e tyre dhe u shoqëruan ne Shqipëri nga agjentet e policisë se Peruxhas. Dëbimi i dy shqiptareve vjen pas disa aksionesh, qe çuan ne goditjen e celulave terroriste ne territorin italian. Ne muajin korrik u zhvillua nje operacion i gjere i policisë se shtetit kundër terrorizmit ndërkombëtar, qe çoi ne arrestimin e 10 personave, 5 prej te cilëve shqiptare.