Akti normativ i Qeverisë, i 29 korrikut, ka rritur buxhetin e Shëndetësisë me rreth 7 milionë dollarë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se ky fond do të përdoret për investime që kanë nisur, si në QSUT, por edhe për të tjera, që do të fillojnë në disa spitale nëpër rrethe.