http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1461 rrënjë bimë narkotikë janë zbuluar dhe asgjësuar ketë të premte gjatë aksionit anitkanabis. Forcat e policisë kane ndërhyre në Shkodër, Lushnje dhe Krujë, ndërsa ka arrestuar shtetasin Refit Petova nga Lushnja, pasi iu gjetën 11 rrënjë kanabis. Ne Shkodër, policia ka gjetur dhe asgjësuar 930 rrënjë bimë narkotike te mbjelle në Mazrek, Barcoll dhe Kroni i Madh. Në Krujë janë asgjësuar 180 bimë narkotike. 340 rrënjë kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Rexhepaj, të Vlorës. Bima narkotike ishte mbjellë në 2 parcela, përgjatë lumit të Vjosës, me lartësi 100-150 cm. Vetëm ditët e fundit numri i rrënjëve të zbuluara dhe asgjësuara arrin në mijëra. Shkodra dhe Vlora kane rezultuar si zonat alarmante te kultivimit të kanabisit, pas parcelave te zbuluara ne zonat e thella te këtyre dy qarqeve.