Rishikimi i Buxhetit 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rishikimi i buxhetit ishte një veprim i pashmangshëm por që nuk duhej të ishte ndërmarrë me anë të aktit normativ. Analistët e ekonomisë dhe shoqatat e biznesit, mendojnë se qeveria duhet ta kishte bërë atë në diskutim me grupet e interesit dhe me opozitën. Ekspertët thonë që qeveria në fakt duhet të kishte shkurtuar zërin e shpenzimeve operative, i cili në thelb nuk lidhet me investimet publike, por me dhënien e parave për shërbime mirëmbajtjeje dhe rregullime zyrash. Ndërsa shoqatat e bizneseve bëjnë përgjegjëse për këtë situatë Fondin Monetar Ndërkombëtar. Rishikimi i buxhetit preku gjithsej 20 zëra të tij, përfshi këtu edhe fondet e vëna në dispozicion për kryeministrinë dhe kuvendin. Zbritja më e madhe ishte prekja e shpenzimeve kapitale me 50 milion dollarë. Gjithsej, ministria e financave parashikon që këtë vit të mbledhë 163 milion dollarë më pak të ardhura në buxhet. Megjithatë vetëm nga tatimet dhe doganat gropa e krijuar shkon në 134 milion, gjë e cila ve në pikëpyetje nëse rrezikohet balanca e buxhetit deri në fund të vitit, dhe rritet deficiti publik. Nëse kjo ndodhe, dhe deficiti rritet, FMN nuk pranon dhënien e kësteve të kredisë për Shqipërinë.