Veliaj, ultimatum ambulantëve: Lironi hapësirat publike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mbërritur 30 minuta me vonese në takimin me gazetarët pranë njësisë 5 në kryeqytet. Por kryebashkiaku Erion Veliaj e kishte një arsye: Pritja e autobusit ne stacion. Me prezantimin e Violeta Kikës në tagrin e administratores së njësisë 5, Veliaj ka bërë të ditur se aksioni për çlirimin e hapësirave të kësaj njësie nga pushtuesit, ambulantë, apo pronarët e lokaleve, nis pas një jave.?Do sekuestrohet çdo tavoline lokali, vazo, ushqim që shitet në rrugë, dhe çdo stende që zë parkimin publik pa te drejte kthimi, mos thoni që nuk ju njoftuam. Keni 7 dite kohe.?Veliaj e përmbylli takimin e tij me një vizitë në kopshtin numer 42 që gjendet pranë njësisë numër 5 në Tirane.