Festa e korçareve pas fitores - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Moment historik për futbollin shqiptar. Skënderbeu arriti te mund me rezultatin 2:0 Milsam te Moldavisë edhe ne ?Elbasan arena?, duke u bere kështu skuadra e pare shqiptare qe arrin te kualifikohet ne fazën e ?Play Off? të Champions League si dhe pjesëmarrjen direkte ne grupet e Europa League. Entuziazmi i tifozëve te Skënderbeut eshte ndier shume ne qytetin e Elbasanit. 8 mije tifozët e ujqërve te dëborës qe ndoqën ndeshjen nga stadiumi, menjëherë pas përfundimit te ndeshjes kane festuar momentin me te bukur te skuadrës se tyre. Ne konferencën per shtyp, trajneri i Skënderbeut Mirel Josa, tha se është realizuar ëndrra e çdo shqiptari. Moment historik nuk është vetëm per kënaqësinë e tifozëve te skuadrës, por edhe per vetë skuadrën. Nga kualifikimi per ne fazën e Play Off-It ne arkën e Skënderbeut kane hyre 6.1 milion euro dhe nëse kalon edhe fazen e Play Off, Skënderbeu do te marr nga UEFA 14 milion euro.

Free Traffic Exchange