http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
SHBA kane vlerësuar miratimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa gjate mbledhjes se kabinetit qeveritar iu referua nje bisede telefonike, qe pati me ndihmëssekretarin amerikan te Shtetit Hoyt Yee. Mustafa tha se ka marre garanci nga Yee se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimin euroatlantik, të ndërtimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Ndërkaq, pas publikimit te një listë nga gazetari Milaim Zeka, me emrat e personave qe do të akuzohen nga Gjykata Speciale, e ku përfshihen edhe ish-kryeministri Thaçi e dy ish-komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ka reaguar avokati i njohur Tome Gashi. Ai tha per mediat kosovare se pavarësisht përmendjes se këtyre emrave, Gjykata Speciale nuk mund te prekë as Ramush Haradinajn dhe as deputetin e Limaj. Sipas tij, statuti i Gjykatës Speciale nuk lejon që Ramush Haradinaj të mund të akuzohet edhe një herë, pas lirimit nga Haga. E njëjta gjë vlen edhe per Limajn. Burimet diplomatike në Bruksel thonë se selia e gjykatës do të jetë në Prishtinë, derisa zyra kryesore në të cilin do të duhej të intervistohen dëshmitarët e mbrojtur do të jetë në Hagë.