Ambasadori Reka viziton zonat e përmbytura në Tetovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zonat e prekura nga përmbytjet ne Tetove u vizituan nga ambasadori shqiptar ne Maqedoni, Fatos Reka. I shoqëruar nga kryetarja e komunës dhe drejtues lokale, Teuta Arifi, ai u njoh me pasojat e reshjeve te dendura, qe shkaktuan viktima dhe dëme te konsiderueshme materiale. Bashke me ngushëllimin per humbjen e jetëve, Reka përcolli edhe përkrahjen e qeverise shqiptare për eliminimet e pasojave te përmbytjeve. ?Përcolla interesimin e qeverisë shqiptare dhe veçanërisht te kryeministrit Rama për eliminimin sa më parë të pasojave te krijuara?.Per kryetaren e Komunës se Tetovës, mbështetja e Shqipërisë ne këto dite te vështira është inkurajuese. Edhe qeveria e Kosovës i ka ofruar ndihme Maqedonisë për përballimin e situatës dhe është e gatshme te dërgoje ne terren pjesëtarë te Forcave te Sigurisë se Kosovës.