Harrohen Liqenet e Belshit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liqenet e Belshi janë nje prej mrekullive te natyrës shqiptare. Në të gjithë shtrirjen e zonës së Dumresë numërohen 84 liqene karstike, që në vite kane shërbyer për vaditje, peshkim por edhe turizëm. Por banorët e kësaj zone, ankohen se zhvillimi i turizmit është peng i mungesës së infrastrukturës, ndërtimeve pa leje, dhe mungesës se vëmendjes nga institucionet. Agimi, nje peshkatar, shprehet se këto liqene janë burim të ardhurash për shume familjet, por vitet e fundit kane filluar te vijnë edhe vizitore që duan të eksplorojnë liqenet. Megjithëse kjo trevë ka resurse natyrore është lënë në harresë. Gëzim Paja, pronari i një prej lokalëve, thotë se mungesa e rrugës është bërë pengesë. Ata pak njerëz qe vizitojnë Dumrene, shijojnë përveç bukurive natyrore, edhe gatimet tradicionale e prodhimet bio.

Free Traffic Exchange