“Me 4 shtator, aksion pastrimi” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë ftohen që me fshesë në dorë të dalin më 4 shtator të pastrojnë qytetin e tyre. Ndërgjegjësim për të mbajtur ambientin pastër. Kryebashkiaku Erion Veliaj, paralajmëroi aksionin e madh të heqjes së zhulit siç tha ai, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Në takimin me administratorët e rinj të kryeqytetit, Veliaj kërkoi që brenda kësaj jave të hartohen raporte për rrugët dhe sheshet e bllokuara. Pastrimi ka nisur rrugëve të qytetit, pas urdhrit të kryebashkiakut se nevoja është për 8 orë pune dhe jo 8 orë në punë. Qendra duket e pastër. Por fare pranë saj, kazanët janë mbushur me plehra. Nëse nje pjesë e madhe e qytetarëve qeset i hedhin në vendin e duhur, duket se ka nga ata që i hedhin nga larg dhe i mungon nishani për të bërë kosh në kazan. Përroi i Lanës, që kalon përmes qytetit ka nevojë për ndërhyrje. Edhe me emergjent është pastrimi në atë pjesë të padukshme të Lanës, që gjendet në periferi. Vërtet që Tirana ka nevojë për ?heqjen e zhulit?, siç tha kreu i Bashkisë, qe të kemi një qytet të pastër për veten, por edhe që turistët ne një vizite te dyte te shohin një Tirane ndryshe.