http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Udhëtimi me urban, ditën e pare te punës, nuk ka qene i vetmi për kryebashkiakun Erion Veliaj. Pasditen e se martës ai përdori linjën Kinostudio-Kombinat per te arritur ne njësinë numër 7, ku dhe prezantoi kryetaren Gjinofeva Kadria. Aksioni per pastrimin e territorit, sipas kryebashkiakut është çështje emergjente per administratoret. Veliaj kërkoi edhe inspektimin e procesit te restaurimit te shkollave e kopshteve, ne mënyrë qe ato te jene gati brenda afateve. Tjetër porosi e kryebashkiakut per administratoret vendore, ishte dhe evidentimi i gjithë aseteve publike për identifikimin e ndërtimeve pa leje dhe për te vendosur kontroll ligjor, brenda territorit te kryeqytetit.