Situata në fshatin Shipkovicë pas përmbytjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto jane pasojat qe shkaktoi vërshimi i ujit ne fshatin Shipkovice ne Malësinë e Tetovës. Per banoret gjithçka ndodhi papritur.?Katastrofë, vdekjen e kemi pa me sy, çka të ju them e shihni vet. Kemi mbet pa asgjë nuk di edhe unë çka të them, s?mund ta përshkruaj?. Për një kohë të shkurtër u bë zi keq, ndodhi, u ndal shiu dhe ja e shihni vet si është nuk e di çka të them?. Përmbytjet u moren jeten tre banoreve te ketij fshati, nje prej tyre foshnje.?S?kam koment, natë kritike ka qenë. Kemi dy fëmijë të vdekur të vegjël, njërin e kanë nxjerr mundohemi edhe tjetrin ta nxjerrim. Dy vjeçar është fëmija? vajza është më e rritur pak? , ?Ja si e kemi kaluar natën e mbrëmshme, shiheni vet, më tepër skam. Po kemi dy të vdekur?.Me shume se 20 banesa jane shkatërruar nga përmbytjet. Në ndihmë të banorëve per përballimin e situatës dhe pastrimin e baltës e mbetjeve është bashkuar ushtria. Drejtuesi i shtabit të emergjencës Nijazi Kadria ka kërkuar ndihma ne ushqime dhe uje te pijshëm.?Ne ballafaqohemi me këto vështirësi por falë të gjitha organeve, pushtetit komunal, janë mundu të na ofrojnë ndihmën bazike që ka nevojë popullata. Kishim nevojë për bukë dhe ujë, këto na kanë ofruar. S?kanë asnjë shans për jetë aty duhet të fillojnë ndihmat anekënd?.Mjeku i urgjencës Nazim Kasami u përball me gjendjen e renduar te banoreve. ?Deri në orën 9 e gjysmë afërsisht 20 persona kanë kërkuar ndihmë, pjesa më e madhe të traumatizuar, një pjesë bukur e mirë kanë qenë fëmijë dhe pleq ka pasur, ka pasur edhe të lënduar me prerje dhe lëndime të tjera po kryesisht tepër janë të traumatizuar?.Ndërkaq, qeveria maqedonase vendosi qe per shkak te situatës kritike ne rajonin e Tetovës te ndaje nga 30 mije denare ndihme per banoret e prekur. Nje komision do te vlerësoje ne terren demet e shkaktuara.

Free Traffic Exchange