Gropa në buxhetin e shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria pranon se vjelja e të ardhurave në 6-mujorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi thotë se shkak janë bërë akcizat e mallrave. Në një prononcim për Vizion Plus, numri dy i ekzekutivit thotë se kjo mungesë po analizohet nga qeveria. Opozita nuk është aspak optimiste duke parë mungesën në arkën e shtetit të 134 milionë dollarëve. Edmond Spaho flet për dështim të qeverisë. Një ndër zgjidhjet për të mbuluar këtë gropë financiare, sipas Peleshit është aksioni kundër evazionit, që pritet të nisë në shtator. Aksion të cilin opozita e vlerëson si kamzhik në kurriz të popullit. Kriza e thellë financiare dhe ekonomike, sipas opozitës, do të gjejën zgjidhje vetëm me uljen me vendosjes së taksës së sheshtë, pas ardhjes së saj në pushtet. Dhe PD përsërit premtimin për një taksë të unifikuar prej 9%.