Denoncimi i një 16-vjeçareje për ngacmim seksual ka çuar në pranga një infermier të qendrës spitalore rajonale "Xhaferr Kongoli", në Elbasan. 26-vjeçari Everest Duka akuzohet për ngacmim seksual të së miturës gjatë kohës që kjo e fundit ka qenë e shtruar në spitalin e Elbasanit.