Bilanci tragjik i përmbytjeve në Tetovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bilanc tragjik i përmbytjeve te te hënës në komunën e Tetovës. Pas qetësimit te situatës, autoritetet kanë konfirmuar zyrtarisht katër viktima dhe një vajzë të humbur, që besohet se është tërhequr nga vërshimet e ujit. Viktimat, trupat e të cilëve janë gjetur, janë të moshave nga 7deri ne 15 vjeç si dhe një grua e moshuar 83-vjeçare. Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjencës i mbledhur në komunën e Tetovës që po asistohet nga ushtria, fshati Shipkovicë është vendbanimi më i prekur prej përmbytjeve. Krahas tre viktimave, në këtë zonë janë raportuar dhe 13 qytetare te lënduar dhe dëme te shumta materiale. Dëme te konsidetushme janë raportuar dhe nga lagjja ?Reçice e Madhe? me rreth 100 shtëpi te dëmtuara. Ndërkohe ne fshatin Poroj dhe rrugën e Banjes, gurët dhe mbetje te tjera, kane bllokuar tërësisht qarkullimin. Per pastrimin e tyre dhe rikthimin ne normalitet janë dërguar ne terren grupe pune dhe ushtare. Shtabi i emergjencës ka raportuar dhe për probleme ne sistemin e ujësjellësit per gjithë komunën e Tetovës. Ato kane rekomanduar evitimin e pirjes se këtij uji, deri ne një njoftim te dyte nga organet kompetente.

Free Traffic Exchange