Kukësi humbet 3 me 0 në tavolinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka shmangur masat drastike ndaj ekipit e Kukësit për incidentet e ndodhura ne takimin e parë të turit te trete kualifikues te Europa League qe sollën ne ndërprerjen e sfidës me Legian e Varshes ne ?Qemal Stafa? ne minutën e 52. Disiplina nuk e ka përjashtuar skuadrën veriore nga kompeticionet europiane, një masë së cilës i trembeshin drejtuesit e Kukësit, të cilët gjithsesi do të duhet të vuajnë humbjen 0 me 3 ne tavoline kundër Legias së Varshaves, çka praktikisht i zeron shpresat e skuadrës shqiptare për t?u kualifikuar për në Play Off. Gjithashtu Komisioni i Disiplinës në UEFA, e ka dënuar skuadrën kuksiane me 70 mije euro gjobe dhe me zhvillimin pa tifozë të dy takimeve të radhës, që ky ekip do të luajë ne Europe në të ardhmen. Takimi i 30 korrikut në ?Qemal Stafa? u ndërpre pas goditjes që mori në kokë talenti i Legias se Varshaves, Duda. Pavarësisht zbrazjes së pjesës së stadiumit ku ishin tifozët shqiptarë dhe garancisë nga drejtuesit e Kukësit për rendin dhe sigurinë, gjyqtari zviceran Stefan Klostner, nuk pranoi që ndeshja të riniste. Pas këtij vendimi të UEFA-s, tashmë Kukësi përgatitet të luajë sfidën e kthimit në Poloni të enjten ne mbrëmje me pak shanse kualifikimi.

Free Traffic Exchange