Kurbin, ekzekutohet në shtëpi David Piroli - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjakmarrja për një vrasje të kryer një vit më parë në qendër të Laçit, i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të marte 73-vjeçarit David Piroli. I moshuari u ekzekutua me armë në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Zhej të Kurbinit nga persona ende të paidentifikuar. Edhe pse familjarët e dërguan me urgjencë në spital, për shkak të plagëve të rënda, ai nuk mundi të mbijetojë. Policia e lidh vrasjen e kësaj te marte me një krim të nje viti më parë në Laç. Djali i viktimës, Altin Piroli ekzekutoi në një lokal të qytetit vëllezërit Endri dhe Ndea Cara. Ngjarja ndodhi ne 4 mars 2014 ne mëngjes, kur Altin Piroli, per motive te paqarta, qëlloi disa herë mbi vëllezërit, ndërsa plagosi edhe dy kalimtarë të rastit, Nikoll Ndojin dhe Tonin Gjinin. Policia e arrestoi autorin pak minuta pas ngjarjes. Gjatë hetimeve te kryera, Altin Piroli u vlerësua si person me probleme mendore. Ai pretendonte se ishte i dërguari i zotit në tokë, ndaj e kishte kryer krimin. Por Piroli, nuk ishte emër i panjohur për policinë. Ai ishte i skeduar më herët edhe për plagosjen e kushëririt të tij të mitur.