Berisha kritika Vlahutinit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kursen kritikat ndaj ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë.Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai tha se reforma në sistemin e drejtësisë duhet të jetë konsensuale, por marrëveshjen politike me palëve sipas tij, nuk e ndihmon qëndrimi i ambasadores Romana Vlahutin. Berisha del kundër edhe ndaj vendimit të kryebashkiakut të Tiranës për pezullim të lejeve të ndërtimit. Sipas tij, pas kësaj janë interesa korruptive. Ish-kryeministri flet për dështime të qeverisë shqiptare, pasi krimi sipas tij ka kapur shtetin, ekonomia është në krizë dhe për pasojë qytetarët po i drejtohen azilit. Për të rikthyer shpresën, tha Berisha duhet revolucion demokratik.

Free Traffic Exchange