Ndotje alarmante në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana klasifikohet si një nga kryeqytetet më të ndotura në Evrope. Mungesa e koshave bën qe shpesh here qytetaret t?i hedhin ato jashtë tyre duke e kthyer qytetin ne një pirg plehrash. Vete banoret ia vene fajin punonjësve të pastrimit, pasi edhe kur vine për te boshatisur kazanët nuk i pastrojnë plotësisht. Situata behet edhe më shqetësuese ne stinën e verës pasi plehrat e hedhura ne ambient, mund te shkaktojnë sëmundje te ndryshme dhe u japin lagjeve te ndryshme te Tiranës një ere te rende. Ndërsa sipas raportit të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se ajri në Tiranë disa here me i ndotur se sa normat e Bashkimit Europian. ISHP klasifikon si burimin kryesor te ndotjes trafikun rrugor, të cilit i shtohet edhe aktiviteti i ndërtimit dhe ngrohja e banesave. Ndotësit e krijuar nga trafiku përfshijnë hidrokarburet, oksidet e azotit, lëndën e grimcuar dhe monoksidin e karbonit.

Free Traffic Exchange