Shiten blloqet e para të naftës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka arritur të shesë dy blloqet e para naftëmbajtëse: Atë të Dumresë dhe bllokun numër 4, i cili ndodhet në juglindje të vendit mes Gjirokastrës dhe Sarandës. Burime konfidenciale për Vizion Plus, thanë se këto zona naftëmbajtëse do t?i jepen me koncesion dy kompanive prestigjioze ndërkombëtare. Të drejtën për të kërkuar dhe nxjerrë naftë në bllokun 4, ka arritur ta fitojë gjigandja ?Shell?, një ndër 7 firmat më të mëdha në botë për kërkimin e naftës dhe gazit, ndërsa zona e Dumresë i është dhënë kompanisë ?Navitas Petroleum Limited?, që kontrollohet nga izraelitët e ?Delek Group LTD?. Të njëjtat burime sqarojnë se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, pasi hapi ofertat për zonat e lira të naftës, i përcolli ministrisë së energjisë dhe industrisë aplikimet e firmave të interesuara. Për zonën 4 aplikuan dy kompani: ?Shell Upstream Albania? dhe ?Interland Investment sh.a.?, ndërsa për Dumrenë ishin tre firma të interesuara: ?Shell?-i, ?Navitas Netrolium? dhe ?Interland Investmenet?. Mësohet se pasi shqyrtoi ofertat financiare dhe kapacitetin teknik të kompanive, si dhe kushtet për termat e marrëveshjes, ministria ka përzgjedhur në fund këto dy firma.Marrëveshjet hidrokarbure tashmë do të hartohen në tavolinën e negociatave mes përfaqësueseve të këtyre firmave dhe grupit të ngritur nga ministria e energjisë. Fillimisht direktivat kryesore do t?i japë ministria, e më pas termat e veçantë të marrëveshjes do të bëhen nga AKBN. Në këto negociata do të vendosen kushtet dhe pagesat që do të bëjnë ?Shell? dhe ?Navitas? për marrjen e ekskluzivitetit të kërkimit në këto zona. Burime nga ministria sqarojnë se këto dy kompani u përzgjodhën edhe për faktin se një kanë një histori të suksesshme dhe rezultojnë të regjistruara në shtete dinjitoze ku i derdhin të gjitha taksat, jo si histori të errëta të kërkimit të naftës në Shqipëri ku shoqëri të regjistruara në parajsat fiskale deri më sot nuk paguajnë asnjë qindarkë në buxhet. ?Shell? listohet si një nga kompanitë me vlerën më të madhe të të ardhurave në botë dhe është aktive në 90 vende të botës. Ndërsa ?Navitas Petrolium? kontrollohet nga ?Delek Group LTD?, e regjistruar në Netanya të Izraelit, është një kompanitë lider në botë në industrinë e energjisë dhe naftës, ajo disponon një kapital prej më shumë se 5 miliard dollarësh. Në tetor, ministria do të shpallë edhe fituesit për tre blloqet e tjera, Panaja, Blloku C dhe Jon 5.

Free Traffic Exchange