http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I freskët, i qete dhe çlodhës. Vetëm Pogradeci ofron te tilla pushime. Brigje e Ohrit, Driloni e Tushemishti, dikur te preferuarat e Mretit Zog dhe Enver Hoxhes, sot janë zonat turistike te populluara nga pushues vendas dhe te huaj. Eqerem Tabaku është një pushes nga Tirana, i cili prej vitesh jeton ne SHBA. Ai vjen për here te pare ne Drilon. Tava e koranit është tipike e zonës dhe me e kërkuara nga pushuesit ne restorante. Gjendet ne pjate edhe pse ambientalistet prej kohesh flasin per rrezikun e zhdukej se këtij peshku te rralle. Por nëse shkon në Drilon, nuk mund të largohesh pa shëtitur të paktën njëherë me varke në ujërat e liqenit. Driloni zgjidhet edhe nga çiftet ne ditën e dasmës qe vijnë këtu per te dokumentuar kete moment ne video a foto, ne sfondin e një skene përrallore. Kryebashkiaku ne ikje i Pogradecit Artan Shkëmbi i?a dedikon cilësisë se shërbimit, çmimeve konkurruese dhe investimeve te shumta te bëra ne infrastrukture. Ky qytet dhe Ohrit ka vite qe identifikohet me Pogradecin.