Debat për Gjykatën Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Speciale ka përplasur sërish qeverinë me opozitën gjate seancës se posaçme ne Kuvendin e Kosovës per votimin e amendamentit kushtetues. Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar ne parlament se themelimi i këtij institucioni do të shërbejë për të përmirësuar imazhin e Kosovës në sytë e ndërkombëtareve. Por amendamenti per ndryshimet kushtetuese është kundërshtuar nga partite ne opozite AAK e Vetëvendosje. Haradinaj deklaroi se kjo gjykatë është një eksperiment me Kosovën, ndërsa Kunjofca tha se me ngritjen e saj cenohet sovraniteti i shtetit. Themelimi i Gjykatës Speciale është një nga kërkesat kryesore te komunitetit ndërkombëtar. Ky institucion do të merret me hetimin e krimeve të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës së vitit 1999.

Free Traffic Exchange