Policia në “luftë” me kanabisin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Lufta? ndaj fenomenit të kanabis stivës gjatë sezonit të verës po arrin kulimin e saj. Janë më mijëra rrënjët e kanabisit, të mbjella që asgjësohet çdo ditë nga operacionet e policisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë asgjësuar rreth 4 mijë rrënjë në fshatin Brashaj të Vlorës. Bimët narkotike ishin të mbjella në 7 parcela.Në fshatin Ninat të Sarandës janë zbuluar dhe sekuestruar 3.23 kg lëndë narkotike ?Kanabis?. Lënda narkotike u gjet në banesën e familjes Sulo, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dy persona Besmir dhe Erjon Sulon. Të dy djemtë akuzohen për posedimin e lëndës narkotike si dhe për ?Armëmbajtje gjahu pa leje?. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 3.23 kg lëndë narkotike dhe një armë Gjahu-Ruse. Qytetit i Shkodrës dhe fshatrat përreth saj, numërojnë deri tani numrin më të madh të kultivuesve të drogës. Mëngjesin e së hënës, policia ka arrestuar në flagrancë një 63-vjeçar Ded Plepi në fshatin Kroni i Madh, pasi kishte kultivuar 496 bimë narkotike, të ndara në 5 parcela. Ai është arrestuar afër njërës prej parcelave.Ndërkohë një ditë më parë, vetëm në Delvinë janë asgjësuar 5 mijë rrënjë bimë narkotike.

Free Traffic Exchange