Veliaj: Procedim penal për ata që vandalizojnë objektet publike - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-30 1

Cilido që dëmton objektet publike në Tiranë, do të përballet me ligjin. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve të nisura mëngjesin e së dielës për rikonstruksionin e Monumentit të Pavarësisë tek Parku Rinia, i cili prej tre vitesh dëmtohet, vidhet dhe pjesët i shiten për skrap, madje kohët e fundit po zëvendëson edhe banjot publike.