Biznesi mirëpret aksionin kundër informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset në Shqipëri mirëpresin aksionin për zhdukjen e informalitetit. Për ta, kjo nisëm e qeverisë është e vonuar dhe duhej të ishte marrë më parë. Deri tani, peshën kryesore të taksave që derdhen në buxhet e kanë paguar vetëm sipërmarrësit e ndershëm, ndërkohë që ka tregtarë të cilët shesin në informalitet të plotë dhe nuk kanë madje as numër Nipt-i. Megjithatë shoqatat e biznesit bëjnë thirrje që qeveria të bëjë kujdes me fjalën ?burg?, pasi kjo prish imazhin e sipërmarrësve dhe mund të trembë investitorët e huaj. Rritja e taksave ka bërë që një pjesë e mirë e kompanive jo vetëm të ulin fitimet por edhe të humbin klientelën. Sipërmarrësit kërkojnë rikthim të regjimit të vjetër të taksave. Për dy vite rresht qeveria rriti taksat të cilat prekin drejtpërdrejt biznesin, akciza e duhanit dhe alkoolit u rrit, taksa e pasurisë dhe ajo e qarkullimit, por edhe tatimi mbi fitimin u bë 15% nga 10 që ishte. Edhe pse në grup ndërmarrjet private e kundërshtuan këtë nisëm, sot kjo taksë vijon të jetë në fuqi. Por një deklaratë e fundit e kryeministrit, se qeveria po sheh mundësinë që të ulë taksat, ka ndezur shpresë në grupet e biznesit të cilët ankohen se tashmë me këtë sistem fiskal, janë rritur ndjeshëm kostot dhe nuk mund të konkurrojnë dot me vendet e rajonit.

Free Traffic Exchange