Bilanci i sesionit parlamentar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se ligje të rëndësishme reformatore në sesionin që sapo u mbyll, ligjvënësit shqiptarë janë përfshirë në debate të ashpra. Shpesh edhe në akuza. Kulmi arriti në seancën plenare, pas deklaratës së deputetit Tom Doshi në fillim të muajit mars, se kryeparlamentari Ilir Meta kishte ideuar një plan për vrasjen e tij.Në një situatë të tensionuar, në seancën e 5 marsit opozita kërkoi dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Replikat më të forta u konsuamuan mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeparlamentarit. Klasa politike dështoi të miratonte ndryshimet e kërkuara me ngulm nga faktori ndërkombëtarë për dekriminalizimin. Pak para shpalljes së kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, apelin e qartë për dekriminalizim e bëri ambasadori amerikan Donlad Lu. Me gjithë kërkesat e shpeshta të faktorit ndërkombëtar, komisioni i posaçëm parlamentar, nuk arriti që të miratonte të paktën dispozitat ligjore, që do të bëheshin pjesë të Kodit Zgjedhor, për të mos regjistruar si kandidatë në zgjedhje persona me të kaluar të dyshimtë kriminale. Në këto 7 muaj të sesionit të IV-t të Legjislaturës së VIII-të, ligjet që mund të konsiderohen me interes shoqëror, ishin të pakta. Kuvendi miratoi ligjin për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, projektligji i fundit që mbante firmën e ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, përpara se të kandidonte zyrtarisht për Bashkinë Tiranë. Ligji i ri për Arsimin e Lartë, ishte një tjetër nismë e qeverisë, e kundërshtuar edhe nga grupe të interesit, që u miratua në Kuvend. Para votimit vetëm me votat e mazhorancës, në seancën e parafundit, palët u përfshinë në debate. Seanca e fundit e Kuvendit, rezervoi një tjetër seancë të gjatë, në fund të së cilës u miratua ligji për Turizmin, i cili sipas qeverisë krijon lehtësi në zhvillimin e këtij sektori.