Plazhet në Qerret dhe Karpen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne bregun e Adriatikut, Qerreti dhe Karpeni, janë dy nga plazhet e frekuentuara sidomos nga pushues ditorë. Pushuesit qe vijnë këtu, duan me tepër hapësira publike, investime ne rruge e sidomos ne rrjetin e kanalizimeve. Edhe pse premtimet e drejtuesve lokale gjatë fushatës elektorale ishin të shumta, infrastruktura këtu mbetet një problem pa zgjidhje. Një tjetër problem shumë serioz për këto dy plazhe është përparimi i detit drejt tokës, duke bërë që të ngushtohet ndjeshëm zona e rërës që shfrytëzohet nga pushuesit. Rruga që të çon tek këto plazhe, nuk është aq e lehtë. Kjo për shkak të ndërtimeve te shumta dhe pa kriter gjatë 5 viteve të fundit. Madje për të shkuar deri në plazh nga rruga kryesore Kavajë - Rrogozhinë, pushuesit duhet të marrin ate dytësore dhe më pas të kalojnë në shumë rrugë me kthesa përmes fshatit Qerret.