http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni i policisë se shtetit kundër kultivimit të bimëve narkotike është ne kulmin e tij. Shtrija gjeografike parcelave tregon se kultivimi i kanabis satives, nuk është ende nje kapitull i mbyllur. Vetëm gjatë orëve te fundit janë asgjësuar rreth 5 mijë rrënjë në Delvinë. Sasia e bimëve narkotike, u gjet e mbjellë në 3 parcela të hapura rishtazi në vendin e quajtur ?Mesopotam? të rrethit të Delvinës, të cilat me t?u zbuluar u asgjësuan me djegie. Lartësia e bimëve varionte nga 80 cm deri në 1,1 m ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e kultivuesve të lëndës narkotike. Gjatë javës së shkuar në fshatin Nikël të Krujës policia asgjësoi 2013 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 27 parcela. Operacioni u vëzhgua dhe nga ekspertë të ICITAP të cilët monitorojnë policinë e shtetit. Në qarkun e Shkodrës u asgjësuan 5916 rrënjë Kanabis e mbjellë në 38 parcela. Policia e Shkodrës goditi 4 zona me drogë më konkretisht në fshatin Kaftallë të Pukës ku ishin mbjellë 4192 bimë narkotike. Në fshatin Shpor, 709 rrënjë Në fshatin Vasiaj me 805 si dhe në fshatin Xhaj të Malësisë së Madhe , ku u asgjësuan 210 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa. Në qarkun e Gjirokastrës u asgjësuan 6 mijë e 100 rrënjë Kanabis, ndërsa në Vlorë 16 parcela me 1240 rrënjë. Operacionet vijojnë dhe në Mirditë e Lezhë ku policia asgjësoi 582 rrënjë kanabis nd2ërsa prangosi katër persona si posedues të parcelave me drogë. Policia ka konstatuar se pas dy operacioneve të vitit të shkuar në Lazarat dhe Dukagjin, por edhe në të gjithë territorin e vendit, kultivuesit kanë ndërruar formën e mbjelljes. Tashmë, sipas raportit policor, nuk ka më parcela të mëdha, por parcela të vogla në largësi nga njëra-tjetra. Nga të dhënat e deritanishme policia thotë se është reduktuar sipërfaqja e kultivuar dhe se nga 1 janari e deri në fund të korrikut janë asgjësuar 261.699 bimë narkotike kanabis sativa nga 530.177 rrënjë që u asgjësuan një vit më parë.