Aksioni i OSHEE në bregdet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka prerë energjinë për më shumë se 3000 biznese dhe familjarë në zonën e bregdetit.Vështirësia për të mbledhur borxhet në këto biznese të cilat ushtrojnë aktivitet sezonal dhe në konsumatorët familjarë të cilët zgjedhin të pushojnë në shtëpitë e dyta vetëm gjatë verës, ka detyruar kompaninë të ndërmarrë këtë aksion që prej muajit prill. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i analizës dhe raportimit ne OSHEE, thotë se deri tani janë arkëtuar afro 2 milion euro borxhe të prapambetura. Por përveç këtyre rezultateve në ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, qytetarët janë përballur gjatë muajve të verës me ndërprerje të shpeshta të energjisë. Disa qytete kanë patur ndërprerje prej më shumë se 8 orësh dhe po ashtu edhe rrethinat e Tiranës kanë patur kufizime. Shkak kryesor janë remontet që ka kërkuar OST në linjat e transmetimit të lartë, dhe po ashtu edhe mbingarkesa e rrjetit nga shtimi i konsumit e temperaturat e larta. Në 15 korrik ishte edhe afati i fundit për të gjithë ata qytetarë, të cilët mund të përfitonin nga aktmarrëveshjet me kompaninë, ku nëse paguhej një vlerë prej 3000 lekësh shtesë te fatura e çdo muaji përfitoje edhe 80% falje të kamatëvonesave. Tashmë të gjithë debitorët familjarë duhet ta paguajnë në 5 këste, ndërsa ata të cilët paguajnë gjysmën e detyrimit para aftit të arritur në marrëveshje i zbritet 50% e kamatëvonesës.

Free Traffic Exchange