http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te votimit te se hënës ne kuvendin e Kosovës te Gjykatës Speciale, kryeministri Isa Mustafa është optimist se jane siguruar votat e nevojshme, qe do te shmangnin nje deshtim te dyte. Shefi i qeverise u tha gazetareve se ndryshimet e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale do te bëhen ne përputhje me ligjin. ?Është një ligj i cili është aprovuar vitin e kaluar me 2/3 e votat e deputetëve të Kuvendit. Ne kemi marre obligim që ta plotësojmë këtë kërkesë te komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, nuk është gjë tjetër përveç plotësimit të zotimeve tona që i kemi dhënë komunitetit ndërkombëtar dhe zotimet që ne i kemi përcaktuar me ligj.?Në seancën e se hënës Kuvendi i Kosovës do te debatoje dhe votoje Gjykatën Speciale. Opozita ka paralajmëruar votën kundër me argumentin se do te cenohej sovraniteti i vendit, ndërsa te pavendosur ka edhe mes deputeteve nga radhët e PDK-se . Qëndrimi qe do te mbajne deputetët e Listës Serbe eshte gjithashtu i paqarte. Per kalimin e Gjykatës Speciale nevojiten votat e 2/3 se deputeteve te kuvendit.