http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit e pranon se ka ende shumë punë për të bërë për të thithur turistë të huaj, 6 muajt e parë të këtij viti shënojnë një rritje të vizitorëve në Shqipëri me 188 mijë, krahasuar me një vit më parë. Në një intervistë për Vizion Plus, Zv/Ministrja e Ekonomisë, Brunilda Paskali thotë se në rritje ka qënë edhe numri i netëqëndrimeve, ndërkohë që deri në fund të vitit pritet që shifrat e turistëve të shtohen me 25% më shumë se në 2014-ën. Fluksi i turistëve në zonat bregdetare në këtë periudhë, e sidomos gjatë fundjavave ka bërë që ministria të marrë masa në bashkëpunim me policinë dhe qendrat shëndetësore që të parandalohen aksidentet dhe të jepet ndihma e parë për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për mjekim. Edhe pse turistët e huaj nga Europa Qendrore për të vizituar Alpet janë në rritje nga viti në vit, Paskali sqaron se sërish zonat më të parapëlqyera janë ato bregdetare, ku fluksi më i madh është nga vendet ngjitur me ne, si Kosova, Maqedonia e këtë vit dhe Mali i Zi. Me ligjin e ri të turizmit, ministria shpreson që të vendosë standarde në këtë fushë, dhe po ashtu të zhbëjë traditë për të patur sezon turistik të kufizuar në disa muaj gjatë verës, po ta shtrijë atë në të gjithë vitin.