QSUT rrethohet nga privatët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo hartë ngjan me lojërat kompjuterike, ku një vend duhet rrethuar për t?u pushtuar. Ne fakt është Qendra Spitalore Universitare ? Nënë Tereza?. Institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri është ?rrethuar? tashmë nga rreth 100 spitale, klinika, laboratorë diagnostikimi privatë dhe farmaci. Shifra janë alarmante nëse krahasohen me sipërfaqen ku ato ndodhen e që është pak më shumë se 200 mijë metër katror. Këto fakte janë pjesë e një hetimi që ka kryer faqja informative online ?Historia Ime?. Me një staf mjekësor prej 2297 personash që përfshin mjekë, infermierë e teknikë laboratorësh, në QSUT, nuk do të duhej të kishte radhë të gjata njerëzish. Por realiteti sjell dy pamje: Të sëmurë e familjarë që presin gjatë në spitalet publike, e ata qe shërbehen ne kohë rekord vetëm pak metra më larg, tek privatët. Dy punësimi në fakt është një problem që nuk po gjen zgjidhje prej vitesh. Nga vëzhgimi i bërë, rezulton se ka një numër të madh mjekësh që e ndajnë kohën e tyre mes klinikave private dhe QSUT. Shumë prej klinikave dhe laboratorëve privatë rreth QSUT-së e fshehin informacionin për stafin e tyre.Në vetëm pesë nga ato që e bëjnë publik në faqet e tyre të internetit, mësohet se punojnë të paktën 13 mjekë që njëkohësisht janë pjesë e stafit të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Free Traffic Exchange