http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës ekstradoi drejt Italisë Geron Hasanbelliun 41-vjeçarin e akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale në Shqipëri Itali por dhe Belgjikë. Burime zyrtare nga policia e Shtetit thanë se ?ekstradimi i tij, u bë pasi Gjykata e Milanos, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale të krijimit te ?Organizatës kriminale?, ?Ndihmë dhe nxitje prostitucioni? si dhe ?Krime të lidhura me drogën?, për të cilat dënimi maksimal është deri në 30 vite heqje lirie. 41-vjeçari nga Fieri ka qenë më parë i akuzuar për një atentat të kryer në Belgjikë në vitin 2002. Ngjarja ndodhi në një lokal në Antverp, ku së bashku me vëllamë e tij, Erjon Hasanbelliu ata ekzekutuan Julian Çelën, ndërsa plagosën rëndë Kasandër Nogën. Atentati erdhi si hakmarrje e dy vëllezërve dhe pasoi një seri përplasjes mes dy fiseve Noga dhe Hasanbelliu.Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në senatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodhej i shtruar babai i Geron Hasanbelliut i hoqën atij serumin dhe e qëlluan për vdekje me breshëri automatiku. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi Noga akuzonte Hasanbelliun se i kishte vrarë të vëllain disa vite më parë. Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje Nogës dhe dy vite më vonë, në Antverp të Belgjikës ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosen Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Por Gjykata e Shkallës së parë në vitin 2010 e shpalli të pafajshëm për këtë akuzë. Çështja shkoi në Apel dhe në fund të vitit 2012 Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin duke e dënuar me 21 vjet burg. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri. Mbi të rëndon një dënim me burgim të përjetshëm.