http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion në sistemin shëndetësor. Partia kryesore në opozitë, thekson se kreu i qeverisë ka vendosur t?i japë një miku të tij, koncesionin prej 61 milionë eurosh për shërbimin e dializës.?61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional. Edi Rama jo vetëm po i jep 61 milione euro klientit të tij, por po e nxjerr dhe këtë shërbim jashtë sistemit duke ia besuar njerëzve të tij për interesa biznesi dhe jo për interesat e shëndetit të qytetarëve.?Sipas demokratëve, ndërkohë që është premtuar shëndetësi falas, kryeministri e ka shndërruar shëndetësinë në minierë përfitimesh financiare me koncesionet e njëpasnjëshme që po jep për miqte dhe donatorët e tij.?Premtoi shëndetësi falas por pas dy vitesh shëndetësia është bërë pazari më i madh në vend, kushtet janë në ditën më të keqe, qytetarët po paguajnë më shumë se asnjëherë tjetër, shërbimi është skandaloz, ndërsa miliona euro po përfundojnë në xhepat e klientelës. Kudo në çdo sektor të shëndetësisë, Edi Rama po zbulon biznese milionash me skema mafioze të rimbursimit të ilaçeve e me koncesione që i përfitojnë të afermit e kryeministrit. Kjo është goditja më e madhe që i është bërë shëndetësisë me pasoja të rënda që do kërkojnë shumë kohë e mund të rikuperohen.?PD shprehet se nuk do të lejojë këtë biznes monstruoz me jetën e qytetarëve të vendit dhe se do të anulojmë çdo koncesion korruptiv dhe menjëherë pasi të vijë në pushtet.