http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESKO do të rrezohet edhe nga ato shtete që tashmë e kanë njohur Kosovën. Deklarata është bërë nga Ministri i Jashtëm Serb Ivica Daçiç, duke folur për mediat në Beograd. Ai tha se shteti i Kosovës ka shkatërruar 250 monumente manastire. ?Fakti që disa vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të thotë se do marrin vendim pozitiv për çështjen e UNESKO-s. Kombet e bashkuara me siguri do ta refuzojë kërkesën e Prishtinës, sepse ajo është ligjërisht e pabazë dhe nuk përputhet me rezoluta 12 44. Duhet te kujtojmë se Kosova dhe Metohija kane shkatërruar mbi 250 monumente. Manastire e kisha ortodokse?. Votën pro për shtetin e Kosovës per t?u bere pjese e organizatave ndërkombëtare e ka shprehur dhe Greqia. Ministri i Jashtëm Kocias deklaroi gjate qëndrimit në Prishtinë se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës. Ky fakt shqetësoi dhe Beogradin zyrtar. Ministri Daçiç kërkoi zyrtarisht shpjegimi për këtë qasje të re të Greqisë me vendet e Ballkanit, ndërsa tha se shpreson që Greqia të mos ndryshojë qëndrim ndaj pavarësisë se Kosovës.