Kumbaro në “Expo Milano 2015” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrat e Kulturës nga e gjithë bota janë bërë bashkë në një konferencë si asnjëherë më parë. Për dy ditë, kultura si mjet dialogu mes popujve, bëhet slogani rreth të cilit përfaqësuesit më të mëdhenj të kulturës së një vendi, do të prezantojnë jo vetëm potencialet e vendit të tyre, por edhe mënyrën e komunikimit me kulturat e tjera. E pranishme në këtë konferencë ndërkombëtare, ka qenë edhe ministra Kumbaro. Gjatë fjalës së saj në ?Expo Milano 2015?, Kumbaro prezantoi Shqipërinë ku bashkëjetojnë qetë historia, kultura e besimi.?Shqipëria është një vend i pasur me histori e pasuri kulturore. Ajo që e bën të veçantë Shqipërinë është se diversiteti dhe bashkëjetesa e kulturave dhe e feve është pjesë e së përditshmes dhe e historisë, gjendet te çdo shqiptar. Diversiteti i vlerave, kulturave dhe feve, bën pjesë në trashëgiminë që duam të ruajmë, sepse kjo siguron dhe ruajtjen e lulëzimin e trashëgimisë materiale e cila nuk është natyrë e vdekur, por habitati njerëzor ku historia e shkuar lidhet me jetën moderne, ku bukuria dhe estetika nuk është e papajtueshme me ekonominë?.Kumbaro theksoi se mjeti më i mirë për të rrënjosur kulturën e një vendi është edukimi i brezit të ri.?Detyra jonë është ta njohim, ta promovojmë, ta kthejmë në forcë dhe në motor zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Kjo është Shqipëria që Papa Francesku e përzgjodhi si vendin e parë për të nisur vizitat në Europë. dhe besoj se duhet ta nisim nga edukimi i më të rinjve?.?Expo Milano 2015? u konceptua si një takim 2-ditor i Ministrave të Kulturës nën nismën e kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi, i cili do të jetë edhe sot i pranishëm në konferencë.