Prishet skopia e Dispancerisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishet skopia e Dispancerisë, dhe nuk është hera e pare qe kjo pajisje prishet. Ne pikun e vapës, pacientet presin te bëjnë vetëm vizita te thjeshta, ose kthehen mbrapsht. 20-vjeçari Halit Ajazi ka ardhur për herë të trete gjate 2 javëve per te kryer skopine, por serish pajisja nuk është rregulluar. Ai vuan prej 2 vitesh nga një ftohje e rende dhe i duhet te vij nga Paskuqani, për te marre këtë shërbim. Por Haliti nuk është i vetmi. Shumë të tjerë që nuk i përballojnë dot çmimet e privatit, detyrohen të presin me shpresë se pajisja e skopisë do të rivihet në punë. Mjeket detyrohen t?i adresojnë njerëzit tek qendra shëndetësore e ish-Iranianit, ose ne Poliklinikën e Specialiteteve numër 3. Jashtë kamerës, drejtoresha Entela Nako, thotë se për mosfunksionimin e kësaj pajisje, ka vene ne dijeni jo vetëm Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Agjencinë Shëndetësore Rajonale, megjithatë nuk ka marrë një afat konkret për zgjidhjen e problemit. Ne qendrën e Dispancerisë, gjate vjeshtës e dimrit kryejnë shërbimin e skopisë rreth 200 persona ne dite.

Free Traffic Exchange