Meta: “Pastrim” Parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri 2 i shtetit shqiptar, aleati kryesor i Edi Rames ne qeveri, Ilir Meta pranon se ndryshimet ligjore per dekriminalizimin do te prekin edhe deputetet aktuale ne Kuvendin e Shqipërisë. Ashtu si kryeministri Rama, edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta ne nje interviste ne emisionin Kapital, ne Vizion Plus, ka sqaruar se keto masa do te merren qe ne muajin shtator duke ndërhyre edhe ne kushtetute. Pak dite pasi raporti i departamentit te shtetit vuri ne dukje se ne parlament ka nje deputet te dënuar per trafiqe, Meta pranon se tashme është e qarte se dëshmia e penalitetit, nuk eshte mjaftueshme për te lejuar kandidimin ne zgjedhje.?Besoni ju vërtet se mund të pastrohet Parlamenti shqiptar nga ata që përfliten se janë jo pak deputetë me rekorde të dyshimta apo me rekorde të fshehura? Unë besoj se kur ka vullnet të sinqertë politik, padyshim që çdo gjë mund të zgjidhet. E theksoj gjithnjë në mënyrë ligjore, madje do e theksoja dhe në mënyrë kushtetuese, që do të thotë edhe nëse duhet bërë një ndërhyrje në Kushtetutë, pra në rast se do të konsiderohet se ekzistojnë pengesa të karakterit kushtetues, askush nuk do të na pengonte me vullnet për të realizuar këtë proces dhe ne nga ana jonë do të përkrahim çdo iniciativë të qartë ligjore në këtë drejtim?.Ilir Meta ndan te njëjtin mendim me Edi Ramen edhe për punën e ministrave pas 2 viteve qeverisje, duke sqaruar se nuk kërkon ndryshime ne kabinet.Por duket se marrëdhëniet mes Ilir Metes dhe Edi Rames kane ulje-ngritjet e veta, pasi kryetari i LSI rezervohet te shprehet pro apo kundër një koalicioni me PS ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa shtatori shënon edhe një faze te re ne punën e komisionit per reformën ne drejtësi, i cili do te filloje nga ndryshimi i kushtetues e me pas edhe i ligjeve, Ilir Meta konfirmon vullnetin e shumicës per t?i shkuar deri ne fund.

Free Traffic Exchange