Vdekja e një fëmije 18-muajsh palestinez nga flakët që përfshinë shtëpinë e tij në Bregun Perëndimor, ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe indinjatë sa të banorëve, aq edhe të zyrtarëve. Zjarrin dyshohet ta kenë vënë kolonë izraelitë. Në njërin prej mureve të shtëpisë së sulmuar janë gjetur disa shkrime në hebraisht, të cilat përfshinin dhe fjalën ?hakmarrje?. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi këtë episod si ?të tmerrshëm e të dënueshëm?.