http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Monolog banal me shifra te gënjeshtra, e konsideroi Lulzim Basha bilancin e publikuar nga kryeministri Edi Rama per 300 ditët e fundit te qeverisjes. Ne nje reagim te posaçëm, kryetari i opozitës tha se te dhënat e Rames hidhen poshtë nga situata ne te cilën jetojnë shqiptaret, por dhe nga vete shifrat zyrtare te institucioneve. Basha përforcoi akuzat ndaj qeverise për dështim me tatimet e doganat, ndërsa e beri atë përgjegjëse per rritjen e papunësisë e përkeqësim te ekonomisë. Ashtu si Kryeministri edhe Basha u zotua se do te çoje deri ne fund dekriminalizimin. Por sipas tij, Rama po pengon këtë proces pasi elementet me rekorde kriminale e mbajnë atë ne pushtet.Kjo ishte dalja e pare publike e Lulzim Bashes vetëm me nje detyre, atë te kryetarit te Partisë Demokratike.