Epoka postkomuniste e lindjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Histori njerëzore të rrëfyera përmes një lloj arti të ndërthurur me filmin prezantohen gjatë gjithë muajit gusht në Galerinë Kombëtare të Arteve. Janë 10 punime videoarti të realizuara nga 12 artistë sllovakë që vijnë të kuruara në Tiranë nga Lydia Pribisova (lidia pribishova) përmes Biennales Whitehouse. Një thirrje e dëshpëruar e një populli që endet akoma në gjurmët e postkomunizmit është ajo që i bashkon të gjitha veprat.?Në sllovaki ashtu sikurse në shumë vende të europës lindore, sistemi komunist la gjurmët e veta. Tani që jemi të lirë, sërish vuajmë nga gjurmët e atij sistemi. Në këtë pikë këto video arti kanë disi lidhje edhe me Shqipërinë. Sepse edhe pse në demokraci artisti gjendet shpeshherë në një shesh lirie ku nuk e përkrahin shumë. Kështu artisti detyrohet të gjejë taktika për t?i dhënë një fytyrë tjetër demokracisë, lirisë. Këta 12 artistë sllovakë që ekspozojnë punimet në tiranë përcjellin përmes artit të tyre problematika sociale që ende i mbajnë peng shoqëritë, edhe pse kanë prekur epokën postkomuniste. Ka histori njerëzore të rrëfyera bukur, që ju ftoj të gjithëve t?i shihni. Unë do të përpiqem të qëndroj sa më gjatë në galeri për t?ia prezantuar idetë të gjithë vizitorëve?Kjo është bienalja e parë në bashkëpunim me Whitehouse Biennale, një platformë ndërkombëtare e artit me seli në Greqi. Një rrugëtimi tillë artistik është planifikuar të mbërrijë në tiranë edhe në sezonin e ardhshëm.