Veliaj betohet si kryebashkiak - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të treguar se qyteti që do është ai me mjedis të pastër, pa shumë trafik dhe ndotje, Erion Veliaj, u nis në këmbë nga selia e Partisë Socialiste drejt Bashkisë. I shoqëruara nga ministri për Pushtetin Vendor, kryebashkiaku i ri i Tiranës, përshkoi sheshin Skënderbej, duke shkelur mbi vija të bardha. Në hyrje të Bashkisë disa dhjetëra qytetarë e prisnin për t?i uruar punën e mbarë. Nuk e priti nënkryetari në detyrë Enno Bozdo, siç ishte lajmëruar, por kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi. Në institucionin që do e drejtojë për 4 vitet e ardhshme, Erion Veliaj hyri me këmbën e djathtë. Dita e mirë duket që në mëngjes, thotë populli. Por duket se Erioni, nuk do e ketë të lehtë bashkëpunimin me opozitën. Me të hyrë në sallën e Këshillit, u përball me oponencën e këshilltarëve të djathtë.Pasi dëshira e demokratëve nuk u plotësua, ata braktisën mbledhjen. Emocionet e nisjes së detyrës së re, u dukën kur duhet të betohej si kryebashkiak i Tiranës. Pas këtij momenti hutimi, me shiritin ceremonial të kryebashkiakut mbi sup, Veliaj nisi fjalimin e parë si kryebashkiak. Pjesën e parë ia dedikoi gjithçka ka shkuar keq në 4 vitet e fundi. Sfidat janë të mëdha, për t?i dhënë një fytyrë të re qytetit, tha kryebashkiaku Veliaj.Ndaj tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjithë, të majtë e të djathtë. Erion Veliaj, për të thënë se jo të gjitha premtimet në fushatë mund të realizohen, preferojë të citojë ish-presidentin amerikan Kenedi.