“Gjykata Speciale sjell drejtësi” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova duhet të vendose drejtësi përmes themelimit të Gjykatës Speciale. Ky ka qenë mesazhi i parë që ambasadori i iri amerikan i Gregory Delawie ka përcjellë për shtetin më të ri në Ballkan pak pas betimit të tij në një ceremoni në departamentin amerikan të shtetit. Diplomati i ri amerikan i ka përcaktuar ditët në vijim si vendimtare për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ai tha se Prishtina zyrtare duhet te votojë pro ndryshimit të kushtetutës që mundëson ngritjen e këtij institucioni. Sipas Delawie themelimi i Speciale do të sjellë drejtësi pë rata që vuajtën nga krimet e luftës gjatë vitit 1999. Ambasadori i ri amerikan, i cili zëvendëson në këtë detyrë zonjën Trejsi Xhakobson, pohon se dështimi për të miratuar gjykatën speciale do të ishte një hap pas për Kosovën.Gjatë ceremonisë së betimit diplomati i ri amerikan ka marrë dhe letrat kredenciale që do t?i dorëzohen Presidentes se Kosovës.Votimi i Gjykatës Speciale pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme në kuvend. Si Mustafa ashtu dhe Hashmi Thaçi kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare për t?u siguruar që të mos ket rrjedhje të votave gjatë votimit në parlament.

Free Traffic Exchange